(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qëndruar sot në Republikën e Maqedonisë dhe atë me rastin e ceremonisë së inaugurimit të kontratave të para të grandit sipas programeve ndërkufitare Maqedoni-Kosovë.
Ky projekt financohet nga Komisioni ku edhe komuna e Vitisë është përfituese e këtyre grandeve dhe atë së bashku me komunën e Likovës. Përndryshe Komuna e Vitisë gjatë vitit të shkuar ka fituar disa projekte me Komisionin Evropian si dhe disa të tjera pritet të fillojnë gjatë këtij viti.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se Komuna jonë i mirëpret projektet të cilat do të realizohen në të mirën e qytetarëve vitias e në veçanti të atyre që financohen nga mjetet e BE-së./2L ONLINE/