/2L ONLINE/ – Me rastin e festës së Vitit të Ri, Institucionet Komunale të Vitisë dhe shoqata “Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës, kanë bërë sot shpërndarjen e dhuratave dhe ndihmave për komunitetet pakicë në fshatrat Letnicë, Binqë dhe Viti.
Kurse vet kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti si dhe Xhavit Islami, kryetar i shoqatës “ Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës kanë vizituar sot fshatin Letinicë të Vitisë ku edhe kanë bërë shpërndarjen e këtyre dhuratave dhe ndihmave për komunitetet pakicë. Kryetari Haliti është mirëpritur nga banorët e komunitetit serb dhe kroat të Letinicës.
Ndërsa disa nga ta thanë se ky aksion tregon se Institucionet Komunale të Vitisë, trajtojnë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e saj pa dallime.
Kurse aktivitetet humanitare të shoqatës “Vitia” nga Gjeneva e Zvicrës në bashkëpunim me Komunën e Vitisë do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme ku pritet të ndihmohen edhe shumë familje të tjera, kryesisht skamnorë të kësaj komune. /2L ONLINE/