/2L ONLINE/ – Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, respektivisht Zyra për Informim ka nxjerr në shtyp Buletinin informativ vjetor për vitin 2014, i cili tashmë është duar të qytetarëve të Gjilanit.
Në këtë revistë informative, pasqyrohen të gjitha punët, problemet, sfidat, projektet dhe arritjet e Komunës së Gjilanit në qeverisjen gjatë vitit 2014 në të gjitha sektoret komunale, përfshirë Zyrën e Kryetarit, drejtoritë dhe Kuvendin Komunal.
Nxjerrja në publik e revistës informative vjetore është edhe një hap tjetër i transparencës së Komunës së Gjilanit ndaj qytetarëve të saj.
Siç dihet, Instituti Demokratik i Kosovës ka shpallur Kuvendin Komunal të Gjilanit me transparencën më të lartë në nivel vendi në nëntor të vitit të kaluar, derisa ekzekutivi është shpallur i dyti, përderisa OSBE e pati zgjedhur Gjilanin në vitin e kaluar si model në nivel vendi sa i përket qasjes në dokumente publike.
Komuna e Gjilanit do të vazhdoj të jetë e hapur për publikun edhe në të ardhmen duke pretenduar që të bëhet Komuna e parë më transparentja në nivel vendi edhe në pushtetin ekzekutiv. /2L ONLINE/