(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli, ka pritur sot në takim përfaqësues të implementuesve të projektit të USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku”: Agim Salihu, Artan Avdiu, Nermin Mahmuti dhe Merita Kasapolli.
Qëllimi i këtij takimi ishte për ta njoftuar Komunën e Gjilanit për programin e USAID-it “Avancojmë Kosovën së Bashku”, në kuadër të së cilit do të ketë edhe grante për komunat.
Programi synon të përmirësoj komunikimin mes shqiptarëve dhe komuniteteve jo-shumicë përmes projekteve infrastrukturore të një shkalle më të vogël dhe iniciativave tjera që vijnë nga komunitetet, përmirësimin e mundësive ekonomike në komunat e zgjedhura përmes trajnimeve, hulumtimit të tregut dhe granteve për bizneset e vogla, rritjen e efikasitetit dhe kapaciteteve komunale, pastaj fuqizimin e shoqërisë civile etj.
Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e sipërpërmendur për vizitën, duke thënë se Komuna e Gjilanit ka pasur bashkëpunim shumë të mirë më USAID-in dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen sepse nga grantet e tyre kanë përfituar dhe do të përfitojnë qytetarët e Gjilanit./2L ONLINE/