/2L ONLINE/ – Me qëllim të planifikimit sa më të mirë të buxhetit komunal si dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit, komuna e Vitisë, ka filluar sot ciklin e dytë të diskutimeve publike dhe atë me kategoritë e ndryshme të shoqërisë.
Me këtë rast në qytetin e Vitisë është mbajtur diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal me pensionistet e kësaj komune të cilët pos që u njohën me buxhetin për vitin në vijim parashtruan edhe disa kërkesa të cilat janë në interes të pensionistëve.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha e cilësoj këtë diskutim publik si të veçantë pasi që po mbahet me një kategori të shoqërisë e cila ka bërë shumë për këtë vend.
“Në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal e kemi parë të arsyeshme jo vetëm të mbajmë diskutime të tilla publike me banorë të lokaliteteve të ndryshme por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë sonë e në veçanti edhe me pensionistet të cilët kanë bërë shumë për këtë vend. “ u shpreh Aliu.
Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i njoftoj ata për buxhetin komunal për vitin në vijim duke potencuar se buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2017 është 10 milion e 19 mijë euro.
Rama ndër tjerash theksoi se këto diskutime publike po mbahen me qëllimin më të mirë që qytetarët vitias pa dallime të jenë pjesë e hartimit të buxhetit komunal konkretisht të listës për investime kapitale ku kanë mundësinë që drejtëprejdrejtë në këto takime të paraqesin sugjerimet e tyre.
E, pensionistet vitias patën kërkesa të ndryshme konkretisht veteranet e arsimit pensionist të Vitisë të cilët kërkuan që të gjenden forma që të mbështetën ky grup i pensionistëve në Viti. Lidhur me këtë kërkesë zv. Kryetari Aliu tha se është mirë që pensionistet të bashkohen në një shoqatë të vetëm pasi që në këtë mënyrë komuna e ka më lehtë edhe ti mbështes ato. /2L ONLINE/