(2L ONLINE) – Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Kamenicës , i kryesuar nga Bajram Dërmaku , ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2015. Me ktë rast aëntarët e KPF-së, i shqyrtuan pikat të rendit të punës si propozim –vendimi për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, personave fizik dhe juridik, bazuar në interesin publik. Gjithashtu, komiteti i shqyrtoi edhe dy kërkesë si kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për mbështetje financiare të sportistëve të komunës së Kamenicës , të cilët janë anëtarë të ekipit Kombëtar Olimpik, bazuar në memorandumin e bashkëpunimit, ndërmjet komunës dhe Komitetit Olimpik,si dhe kërkesën e studentes Donikë Kastrati, për ndihmë financiare për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare të drejtësisë “Philip C.Jessup”.
Pos këtyre pikave të parapara, në të ndryshme u parashtrua edhe propozimi për emërimin e një komisioni të përhershëm statutar, i cili do të jetë në përbërje prej shtatë anëtarësh. Të gjitha pikat e shqyrtuara iu rekomanduan për procedim Kuvendit komunal. /2L ONLINE/