/2L ONLINE/ – “Dallimet janë të mëdha në mes Grupit të ekspertëve për demarkacionin dhe komisionit shtetëror. Mbetet në duart e deputetëve, të votojnë ashtu siç i kanë krijuar bindjet e tyre, edhe pse mendoj se kanë me votua kundër bindjeve të veta”.
Kështu është shprehur për Portalin 2LONLINE, Ismet Azizi, gjeograf, i cili me vëmendje ka përcjellë debati ne djeshëm lidhur me procesin e shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Azizi thotë se bazuar në të gjitha faktet për shënimin e kufirit me Malin e Zi, komisioni shtetëror nuk arriti ta bind opinionin e as deputetët se vija kufitare nuk është e ndryshuar dhe nuk ka krijuar hartë të re. Ndërsa sa i përket sipërfaqes së Kosovës, po ashtu pati dallime të mëdha, thjeshtë, u krijua një amulli rreth sipërfaqes së Kosovës.
“Propozimi i rivlerësimit dhe ri-negocimit për demarkacionin nuk do të ndodhë edhe përkundër propozimit të grupit të ekspertëve. Mendoj se me këtë debat është bërë punë e madhe, sepse populli ka përfituar më së shumti, sepse ka pas rast të mësojë shumë rreth kësaj çështje”, ka thënë Azizi.
Sipas tij, Çakorri dhe Kulla e Zhlepit kanë qenë pika kufitare deri sa të kalojë miratimi në kuvend, nga ai moment kurrë më nuk do të jenë.
Ndërsa tash e tutje mësimdhënësit duhet shpjeguar me vemedje si përcaktohen kufijtë, kriteret, të cilët tashmë për ne kanë ndryshuar. Kosova ka qenë karakteristike me kufijtë e saj natyror, tashme nuk vlen kjo veçori, e as ai etnik dhe historik të cilët nuk kan vlejtë as më parë.
“Kufijtë e Kosovës tashmë janë vetëm politik, dhe kurrfarë kriteri tjetër nuk erdhi në konsiderim. Shpresojmë se demarkacioni i kufirit me Serbinë do të jetë më i lehtpërballueshëm dhe më real”, ka thënë Ismet Azizi, mësimëdhënës i gjeografisë. /2L ONLINE