/2L ONLINE/ – Gjiganti gjilanas i njohur më herët si “Kombinati i Duhanit”, tash me emrin “Premium Tobacco Group”, po i rikthehet fuqishëm funksionimit në Gjilan,thuhet në një njoftim të Komunës.
Për t’i dhënë përkrahje me të gjitha kapacitetet komunale, kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi kanë vizituar këtë Kombinat, ku janë pritur nga pronari Gazmend Abrashi.
Haziri me bashkëpunëtorë ka vizituar të gjitha sektorët e prodhimit të duhanit në këtë fabrikë që shumë shpejt pritet të dalë në treg për kosovarët, dhe siç tha pronari Abrashi, synimet janë të mëdha për ta plasuar prodhimet në tregun e jashtëm.
Kryetari Haziri i ka garantuar z. Abrashi se kujdes me të gjitha kapacitetet komunale për “Premium Tobacco Group”, sikurse edhe lobim në qeveri për ndryshimin e politikave fiskale për prodhuesit që kanë synim eksportin.
Poashtu, kreu i Gjilanit theksoi se kjo funksionimi me sukses i kësaj kompanie përkthehet me impakt të madh në zhvillim ekonomik lokal e nacional, duke shtuar se shteti duhet të gjej forma për të subvencionuar prodhuesit vendor që synojnë tregjet e huaja.
Nga ana e tij, pronari i fabrikës së duhanit “Premium Tobacco Group”, Gazmend Abrashi ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për vizitën dhe zotimet e tij për të ndikuar që ky gjigant të funksionoj suksesshëm.
Abrashi bëri të ditur se deri tash ka investuar në këtë fabrikë afro 5 milionë euro duke e bërë me standarde europiane, derisa aktualisht ka 100 punëtorë me mundësi të rritjes së numrit të tyre./2L ONLINE/