Atë që kurrë s’e gjen…
Ramadan Mehmeti
*
E kërkon ditën ditë
E as natë s’e gjen
Nga mesi i natës ç’pret
Në pjesë e ndan durimin
Të na bashkojë mes veti
Për të na risuar në një orë
Atë që kurrë s’e gjen
E ke të shumëzuar në hije
Në trajtën e vet rrëshqasin
Endacakët e lodhur të mesnatës
Ditën ditë e kërkon
E as natë s’e gjen