Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko e pamundur boksierin rus Alexander Povetkin, duke mbrojtur kështu titullin në kategorinë superiore të WBA-së. Për më tepër, boksieri ukrainas i cili ka katër breza të artë (WBA, WBO, IBO dhe IBF), ka dërmuar kundërshtarin duke e plandosur madje katër herë në dysheme.
Ndonëse kundërshtari i tij, Povetkin nuk ishte arrë e lehtë pasi arriti t’i bëjë ballë të gjitha rundeve me ukrainasin që ndryshe njihet si “Çekiçi i hekurt”, u pa një boks i mirë deri në fund e ku gjyqtarët e shpallën fitues ukrainasin Wladimir Klitschko.