Gjilan – (2LONLINE) – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani po vazhdon rrugëtimin e saj të suksesit pasi karateistët e saj janë duke i treguar vlerat e tyre të larta në çdo garë ku po marrin pjesë, duke shpërfaqë cilësitë e tyre të jashtëzakonshme, duke arritur rezultate kulminante e duke rrëmbyer medalje të shumta.
Edhe këtë të diele, 13.10.2013. KK Elita me garuesit e saj, ka marr pjesë në kampionatin individual të Karatesë i cili është mbajtur në Prishtinë, ku pati paraqitje shumë të mirë , me këtë rast ka fituar 15 medalje prej tyre, 4 vende të para (medalje të arta), 5 vende të dyta (medalje të argjendta), e 6 vende të treta (medalje të bronzta) dhe i ka fituar hiq më pak se 860 poenë.
Kryetrajneri i Klubit të Karatesë Elita, Reshat Halili deklaroi se garuesit e këtij Klubi treguan një profesionalizëm dhe disiplinën të lartë dhe për këtë arsye edhe nuk munguan rezultatet e arritura.
Halili tha se Klubi i Karatesë Elita po vazhdon suksesin e saj dhe me hapa të sigurt po shkon drejtë përmbylljes së vitit me rezultate të jashtëzakonshme që do ta kenë për lakmi klubet e karatesë në rajon dhe në Europë.
Përndryshe, në vazhdim po i paraqesim garuesit që kanë fituar medalje:
Vendet e para (medalje e artë):
Puhiza Halili, (kumite)
Auron Hajrullahu, (kata)
Eduard Behluli, (kata)
Ariana Byqmeti, (kumite)
Vendet e dyta (medalje e argjend):
Jusuf Sahiti, (kata)
Omer Sahiti, (kata)
Puhiza Halili, (kata)
Gonxhe Halimi, (kumite)
Valdrin Rashiti, (kumite)
Vendet e treta (medalje e bronztë):
Nart Shehu, (Kumite)
Omer Sahiti, (Kumite)
Lundrit Rashiti, (Kumite)
Gonxhe Halimi, (Kata)
Flaka Halili, (Kuite)
Ariana Byqmeti, (Kumite)