/2L ONLINE/ – Rezultatet e vitit 2016 nga klubi i Karatesë Drita nga Gjilani u shpalosen në një organizim qe u mbajt në shkollën e mesme “Zenel Hajdini”, Gjilan. Drejtuesit e këtij klubi shpalosen te arriturat për vitin 2016, ku gjithsej kishin fituar 132 medalje në arenat vendore, kombëtarë dhe ndërkombëtare (prej tyre 50 te arta, 40 argjendta dhe 42 bronzta).
Fillimisht te pranishmit i përshëndeti kryetari i Klubit të Karatesë ”Drita”, Arsimi Ibrahimi, me këtë rast i ka falënderuar të gjithë për kontributin që kanë dhënë në sukseset e klubit, trajnerin Blerim Hajdarin, prindërit si dhe një falënderim te veçantë për drejtuesit e Federatës se Karatesë e Kosovës qe njëherazi iu uroj punë te mbare bordit te ri drejtues. Epiteti i me te mirëve u takoi: si garuese me e disiplinuar Medina Salihu, për grupmoshën 10-11 vjeç Erit Bajrami, 12-13 vjeç Ariana Asllani, 14-15 vjeç Vesa Ibrahimi, junior Shpresim Shabani, seniore Albiona Asllani dhe seniorë Elhami Shabani.
Në këtë ngjarje te pranishëm ishin drejtuesit të Federatës së Karatesë e Kosovës, Ismet Krasniqi – kryetar, Milazim Haliti dhe Ismail Fazliu – nënkryetar, Luljeta Shala, Isak Curri, Xhevat Shabani, anëtar, Nazmi Gashi sekretar dhe Lulzim Berisha zëdhënës i FKK-së.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i FKK-së Ismet Krasniqi i cili nder te tjera theksoi se: “Kam nderin që se bashku ti shpalosim rezultatet e klubit tuaj për vitin qe po e lemi pas dhe te shpërbleni me te mirët. Qyteti i juaj Gjilani kishte edhe me herët shumë garues cilësorë me renome ndërkombëtare, evropiane dhe botëror, shpresoj qe shumica nga ju garues do te arrijmë rezultate kulmore. Shpresoj qe këto rezultate te dyfishohen në vitin e ardhshme, ku ne si bord i ri jemi te përkushtuar te përkrahim te gjithë ata qe do te punojnë pa dallim klubi apo rajoni qe mendojnë në avancimin e sportit te karatesë”, ka shtuar kryetari Krasniqi i cili në fund u urojë Vitin e Ri, si dhe një vit te mbarë e shumë suksese.
Po ashtu drejtuesit e klubit Drita për garuesit me te mirë ndanë mirënjohje, me mirënjohje u nderuan të gjithë kontribuesit e këtyre te arritura duke përfshirë edhe prind, si dhe drejtuesit e FKK-së. Në ketë organizimi nga prindërit me një koktej u festua datëlindja e garuesit Erit Bajrami. Në fund edhe babadimri i vitit te ri, shpërndau për vogëlushët dhurata. /2L ONLINE/