/2L ONLINE/ – Kryesia e KF Gjilanit në takimin e rregullt të hënën ka diskutuar edhe për vendimin e komisionit diciplinor për ndeshjen ndaj Feronikelit. Dënimi vetëm me një ndeshje jasht fushës së vetë dhe 800 euro për në është qesharak e fare serioze, vendimet e tilla nuk i vetëdijësojne aspak klubet, zyrtaret dhe shikuesit. Përkunderzi me vendime kësisoji ngjarjet si kjo sigurisht se do të përsëriten.
Qëllimi ynë dhe i reagimeve tona ka ardhë si pasoj e rrezikimit të jetës së futbollistit tonë gjë që për ne është e pa pranueshme të ndodhë ne fushat tona në prag të pranimit në arenen ndërkombetare
Ne u takuam me kyetarin Vokrri dhe me zyrtarët e KF Feronikelit për një afrim pas asaj që ndodhi në Drenas , por si duket komisioni diciplinor anashkaloi aktet normative te FFK –së te cilat duhet të zbatohen për të gjitha klubet njësoj
Ne lutemi që ngjarje te tilla të mos përseriten por me vendime si këto sinqerisht frigohemi shumë.
Kryesia e KF Gjilanit