Bashkimi i Koretinit ka zyrtarizuar përforcimet e para në afatin kalimtar të janarit. “Portokallinjtë” kanë arritur marrëveshje me tre futbollistët Kenan Llugaliu, Albion Rrahmani e Shkëlqim Miftari, të cilët më parë ishin pjesë e skuadrës së Minatorit nga Magurja.
Klubi i Bashkimit që mëton rikthimin në Ligën e Parë ka paralajmëruar edhe përforcime të tjera gjatë afatit kalimtar të janarit.
Pjesën e parë të kampionatit ata e mbyllën në pozitën e katërt me 32 pikë, tri me pak se lideri Kika.
Ky eshte postimi:
“Sot kan përfunduar procedurat e regjistrimit për lojtarët me të cilët kemi arritur marrëveshje.
Bëhet fjalë për tre lojtarë mjaft cilësor të cilët bartën barrën kryesore gjatë sezonit të kaluar te KF.”Minatori”
KENAN LLUGALIU – Mesfushorë
ALBION RRAHMANI – Sulmues, njëherit golashenuesi më i mirë i ligës së dytë, dhe
SHKËLQIM MIFTARI – Mesfushorë ofanziv.
Kjo nuk është e tëra, ditëve në vazhdim do të kemi surpriza të reja!”