Gjilan – (2LONLINE) – OJQ Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN) dhe Forumit per Iniciativa Qytetare (FIQ) ka organizuar tryezën me temën “Funksionimi i Këshillit të fshatit/lagjes – formalitet apo nxitje e aktivizmit qytetar” përgjatë të cilës u tha se edhe fshatrat dhe lagjet e Gjilanit, kanë nevojë për Këshilla lokale,
Në këtë tryezë që kishte për qëllimi që të diskutohet roli i përfaqësimit të vendbanimeve përmes Këshillit të fshatit apo lagjes, niveli i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen lokale dhe aktivizmi qytetar në përgjithësi, morën pjesë përfaqësues të partive politik, e të orgnizamave joqeveritarë, me këtë rast në emër të organizatorit Nazim Haliti (FIQ), ka thënë se shumica e Komunave në Kosovë nuk kanë rregullore për Këshillat lokale, ose ato janë të ndryshme.
Ismajl Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për kryetar komune, ka thënë se Këshillat lokale nuk duhet të angazhohen për interesa të partive politike, biznesit apo grupeve të interesit, por vetëm për interesa të qytetarëve.
Arianit Sllamniku nga Lëvizja për Integrim dhe Zhvillim (LIZ), ka kritikuar tendencën e partive të mëdha politike për të futur militantizmin në këshillat lokale, duke thënë se kjo e dekurajon idenë e krijimit të në qytetarie evropiane aktive dhe të pa politizuar.
Yll Isufi, kandidat i pavarur për kryetar të Gjilanit, ka thënë se sa i përket organizimit lokal, duhet të shfrytëzohet historia e organizimit dhe funksionimit të familjes, për të krijuar një këshill të mirë, një komunë të mirë dhe një shtet të mirë.
Faton Bislimi, kandidat i Koalicionit për Gjilanin, tha se fshati Dobërçan është një shembull i mirë i organizimit lokal. Edhe Jashar Ramadani e Drita Maliqi (LDD), kanë thënë se janë kundër politizimit të këshillave lokale.
Ramadan Mehmeti nga Kisnapola e Sadullah Ahmeti nga Hogoshti kanë thënë se është shumë e rëndësishme që të ekzistojnë këta këshilla, sepse askush më mirë se njerëzit e një lagje a fshati nuk i dinë nevojat dhe prioritetet e atij lokaliteti. /2lonline/