/2L ONLINE/ – E fillova kështu shkrimin, pasi ekziston një lidhje analogjike mes këshillave të Jahjagës dhe rekomandimeve të nënsekretares amerikane në raport me pushtetarët aktual.
Ardhja e Hashim Thaçit në krye të shtetit, asgjë nuk ka ndryshuar në kursin politik të vendit. Arsyeja pse presidenti Thaçi nuk e ka ftuar akoma asnjë takim të Këshillit Kundër Korrupsionit apo Task-forcën që i pat “themeluar” ish presidentja Jahjaga, është pak më tepër se injorancë, është anashkalim i qëllimshëm.
Problemi qendron në faktin, se ato këshilla kanë qenë të themeluara me direktivat e Thaçit, me qëllim të krijimit të iluzionit tek qytetarët e vendit dhe një pjesë të ndërkombëtarëve, se gjoja presidentja Jahjaga me përkushtim është duke e luftuar korrupsionin e lartë qeveritar dhe krimin e organizuar ekonomik dhe politik në vendin tonë.
Po të ishte ndryshe, ish presidentja Jahjaga, do të sillej ndryshe me krizen e gjatë parlamentare; nuk do të bënte “sehirë” ndaj gazit lotsjellës, vezëve dhe vuvuzelave të opozitës në kuvend,…e aq më shpejt do duhej të reagonte si presidente e vendit në momentet kur thyheshin xhamat dhe ndizej flakë ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në vend të veprimeve konformë obligimeve kushtetuese si presidente e vendit, për shpërbërjen e kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve të jashëzakonshme parlamentare, si e vetmja zgjidhje për dalje nga kriza institucionale, ajo heshti deri në fund të mandatit të saj!
Heshti sepse, kështu i rekomandonte shefi i saj (Hashim Thaçi), i cili pas humbjes së postit të kryeministrit, priste çastin e realizimit të objektivit të tij jetësorë, për t’u bërë president i vendit.
Prandaj, Këshilli Kundër Korrupsionit dhe Task-Forca, si të tilla çfarë janë tani, të konsumuara dhe të parendësishme nuk i bëjnë më përshtypje njeriut numër 1 në vendin tonë!
Duke qënë se është kështu, Këshilli Kundër Korrupsionit dhe Task-Forca, si organizata fantome, janë të padobishme dhe pavlerë për presdidentin e ri.
Dihet mirëfilli, se ish presidentja Jahjaga ishte marionetë në duart e Thaçit, sikurse që është ky i fundit figurë shahu në duart e ndërkombëtarëve.
Mbase arsyeja tjetër, pse presidentiThaçi nuk thërret takim me këshillat e sipërpermendura, është fakti, se ai nuk është aq naiv siq e mendojnë disa!
Hashim Thaçi, me dëshirë nuk do të thërret takim me këshillat dhe agjensionet fantome kundër vetvetës dhe kundër bashkpartiakëve, ani pse në çdo kohë dhe çdo orë do ta bënte kundër partnerit të koalicionit qeverisës.
Takimi i presidentit Thaçi me Këshillin Kundër Korrupsionit dheTask-Forcën, është i mundur të ndodhë shpejt vetëm në rast të ndonjë presioni të fuqishëm ndërkombëtar, jo si dëshmi e shprehjes së vullnetit për një shtet ligjor, përçim të mesazhit institucional për domosdoshmërinë e luftimit të e krimit të organizuar dhe korrupsionit,…por vetëm sa për të shpëtuar “lëkurën” e tij, duke sakrifikuar kështu ndonjërin nga bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, ish bashkëluftëtarët e djeshëm apo opozitarët e tij të sotëm!
Nulland mbështetë pushtearët, injoron opozitën kosovare!
Vizita e nënsekretares amerikane të shtetit, zonjës Victoria Nuland në Kosovë, i tejkaloi të gjitha parashikimet, pasi misioni i saj nuk ishte në funksion të zgjidhjes së krizës politike,…i kontribuoi në masë të madhe thellimit të krizës politike në vend me anashkalimin e opozitës kosovare, duke injoruar vullnetin e shumicës shqiptare në vend,…ngase qeverisja aktuale nuk është produkt i vullnetit qytetar, por i pazareve të pista politike, pas bllokadës pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, ku rreth 70% të qytetarëve të Kosovës kishin votuar për ndryshimin e kursit qeverisës të vendit.
Rekomandimet e saj apo më mirë të themi, presionit politik ndaj pushtetarëve të korruptuar për votimin demarkacionit me Malin e Zi apo votimin e humbjes së mbi 8 mijë hektarëve tokë të Kosovës në këmbim të liberalizimit të vizave dhe kushti tjetër i themelimit të FAK-ut (një force të ngjajshme me shoqatën e zjarrëfikësve) me Asocioacionin e komunave serbe (Zjednicës),…nuk duket të jetë kërkesë shumë miqësore!
Kërkesat e nënsekretares amerikane të shtetit, zonjës Victoria Nuland për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit duke mbështetur pushtetarët, bartësit kryesor të krimit dhe korrupsionit në vend,…janë pak më tepër se lojë fjalësh, janë patetike dhe ogurëzeza për të ardhmen e vendit tonë.
Thënë ndryshe, janë këto “gjella të prishura” që nuk i gëlltitë dot vullneti i shumicës shqiptare në vend. Nëse në të ardhmen e afërt nuk vie deri të ndryshimi i kursit politik në vendin tonë, atëherë shpërthimi i pakënaqësisë qytetare është i paevitueshëm.
Megjithatë, zgjidhja mbetët në dorën e të zgjedhurve të popullit, deputetëve të pozitës dhe opozitës në kuvend.
Deputet shqiptar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me vogëlsinë time, ju lutem t’i thërrisni ndërgjegjës kombëtare, t’i bashkoni mendjet dhe zemrat,…me forcën shpirtërore t’i përgjigjeni interesave të atdheut dhe shtetit të Kosovës me mosvotimin e marrveshjeve fatkeqe për vendin, pavarësisht presionit ndërkombëtar.
Si vend i varur që jemi nga bashkësia ndërkombëtare, forcërisht është e mundur të ndodhë çdo gjë në Kosovë. Mirëpo deputetët, që kanë marrë votën e bekuar të qytetarëve të këtij vendi, e kanë për obligim të mbrojnë me dinjitet integritetin dhe sovranitetin e vendit,…në asnjë rrethanë nuk guxojnë ta tradhëtojnë besimin votuesve dhe vullnetin e qytetarëve të vendit të tyre .
Ata deputet dhe deputete që votojnë marrëveshjet fatkeqe për vendin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo vetëm që tradhëtojnë besimin e qytetarëve, do shkelin mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës çlirimtare, veprimtarëve dhe aktivistëve të devotshëm të çështjes kombëtare,…mallkimi i të cilëve do t’i ndjekë brez pas brezi gjatë historisë./2L ONLINE/