Shumë prej nesh kishin pritur gjatë të vishnin sandalet, shapkat dhe takat e preferuara, por nuk janë të pakta ato femra që para se t’u gëzohen sandaleve me rripa e taka shqetësohen për thembrat e tyre.
Thembrat e çara, të ashpra shndërrojnë këpucët e verës në një “makth të vërtetë” duke bërë që shumë vajza e gra t’u drejtohen qendrave estetike për të trajtuar këmbët e tyre.
Tani që këmbët janë edhe më të ekspozuara ndaj faktorëve të jashtëm si pluhuri, dheu etj dhe kujdesi që duhet të tregojmë ndaj këmbëve e thembrave në veçanti duhet të jetë më i madh.
Living ju vjen në ndihmë duke ju këshilluar si të mirëmbani lëkurën e thembrave tuaja në kushte shtëpie.
1.Futini këmbët në një banjë të përgatitur me aromën tuaj të parapëlqyer. Living sugjeron përdorimin e kripërave trajtuese me tre vajra thelbësore, në mënyrë që të zbutë thembrat e këmbëve, duke hequr kështu qelizat e vdekura.
2.Më pas përdorni scrub-in duke u bërë masazh këmbëve. Përqendrohuni në zonat ku lëkura është më e fortë.
3.Shpëlajini dhe thajini këmbët. Vazhdoni t’i hiqni qelizat e vdekura me limë. Përdorni vaj me përmbajtje mente, pishe dhe rozmarine në zonat e shputave për ta zbutur lëkurën
4.Merrni sërish limën dhe filloni të hiqni pjesën tjetër të qelizave të vdekura. Më pas masazhojini këmbët me krem.