(2L ONLINE) – Grupi joformal i studentëve i përbërë nga Nexhibe Behluli, Ajet Musliu, Naser Sejdiu, Fatmir Ferati, Qendresa Ahmeti, Pajtim Sahiti, Diana Hyseni, Hazbije Xhaqku, Muhamet Kamberi, Sazan Hajdari, shpreh shqetësim për mos përgjegjësi dhe neglizhencë nga UP “Hasan Prishtina”
Nexhibe Behluli, përfaqësuese e grupit të studentëve, në emër të këtij grupimi, ka bërë me dije se po vazhdon heshtja, mos përgjegjësia, mos transparenca, krimi i organizuar dhe shkelja e të drejtave të studentëve në Universitetin e Prishtinës ” Hasan Prishtina” , respektivisht ne Fakultetin Juridik-Dega Gjilan.
Në këtë reagim thuhet se pothuajse dy muaj pritje, dy muaj mos përgjegjësi e mos verifikim e pajisje me certifikatë diplomimi, pas pezullimit nga detyra te z. Artan Dermaku- zyrtarit të administratës se fakultetit, për dyshimin falsifikim notash, favorizim të grupeve të caktuara të studentëve, konkretisht të përfaqësuesve të organizatave studentore,duke i lejuar ata t’iu nënshtrohen provimeve pa bërë pagesat e semestrave, heshtja dhe mos përgjegjësia vazhdon tutje!
“E vetmja çështje që është zgjidhur është kthimi i dosjeve në administratën e fakultetit në Gjilan me intervenimin e Sekretarit të Përgjithshëm të UP “ Hasan Prishtina” z. Miftar Shala( Intervenim i kërkuar me ngulm nga ne meqë siç dihet z.Dermaku i kishte marr me vete në shtëpi të gjitha dosjet tona). Por tani duket se ajo “çantë me dosjet tona “paraqet një lloj të “mollës së ndaluar ” , meqë komisioni i formuar për pranimin e dosjeve dhe zhvillimin e procedurës për pajisje me certifikatë diplomimi nuk paska kurrfarë procesverbali mbi pranimin e tyre, madje as gjendjen e tyre duke insistuar se duhet pasur një autorizim special nga dekani i Fakultetit Juridik të UP ,z. Bajram Ukaj për fillimin e procedurës (madje edhe për hapjen e ” çantës magjike “). Por, për çfarë vallë është formuar ky ” komision ad hoc ” ? Vetëm për të përmbushur kinse një nga fazat e procesit të zgjidhjes se çështjes tonë?!
Gjithnjë sipas këtij reagimi, të këtij Grupi studentësh, thuhet tutje se “duke kaluar koha, vazhdon të rritet presioni drejt nesh për heshtje dhe tejkalim të këtij paradoksi sikur fare të mos kishte ndodhur! Këtë kryesisht e bënë organizata studentore USPE,një lloj të presionit indirekt dhe njëanshmërisht duke përkrahur falsifikimin dhe shkeljen e të drejtave tona si student! Eshtë për habi !!! A thua për cfarë të drejtash thuhet se ata luftojnë?! Zërin e kujt ata përfaqesojnë apo shërbejnë vetëm për interese të caktuara personale?! Mos vallë janë dhe ata bashkëpjesëmarrës dhe përfitues nga e gjithë kjo situatë e krijuar?!”
Pas takimit tonë me administratorin e UP në Gjilan, z. Nazmedin Daku, ai bisedoi ne telefon me dekanin duke i dhënë një autorizim verbal për këtë çështje! Mos vallë tani Universiteti qenka një ” pazar klasik ” , ku asgjë nuk ekziston e shkruar?!
“Padrejtësia vazhdon të rritet! A thua vallë ata që na flasin e mësojnë për katër vite rresht për drejtësi e dinë se çfarë paraqet ajo? Ata shkelin te drejtën tonë elementare si student të diplomuar,duke na dhënë shembullin më të keq te saj!
A thua vallë ekziston një hierarki në praktike apo ajo simbolizon një element të proklamuar vetëm verbalisht?!
Tani kjo çështje ka kaluar në një komedi të vërtetë, pasi që për takim me dekanin sipas Sekretarit të Përgjithshëm të UP ,z.Shala duhet të flasim me asistenten duke këmbëngulur se ai është ” tepër i zënë ” me çështje tjera të rëndësishme. A paska dicka më urgjente dhe të rëndësishme se shkelja e të drejtave tona, mos përgjegjësia dhe refuzimi i tyre?! Befasi! Dy muaj të zënë për një gjë të tillë!!! Tani Universiteti i Prishtinës paraqet një institucion te mungesës së transparencës dhe mos gatishmërisë për zgjidhjen e problemeve të studentëve madje një institucion ku fare nuk marrin mundin të dëgjojnë problemet tona duke na endur sa në Prishtinë e Gjilan! “, thuhet tutje në reagim.
“Por a kanë të paktën një përgjegjësi morale?! A e dinë se ne jemi ata që dëmtohemi duke mos pasur mundësi për ndjekje të praktikës,madje,madje edhe humbjen e mundësisë së punësimit!
Pse vallë nuk marrin guximin të aranzhojnë një takim të përbashkët këshilli drejtues i të dy Universiteteve dhe të shohin përtej interesave të tyre personale,të punojnë në interes të përgjithshëm,e në këtë rast pro të drejtave të studentëve dhe arsimit universitar në përgjithësi. A mos duhet të ndërmjetësojmë ne?!
Tani këtu dyshohet e bëhet fjalë për krim të organizuar dhe mungesë të vullnetit per zgjidhjen e kësaj situate dhe pajisje me certifikatë diplomimi.
Por deri kur?! A thua kanë fund mospërgjegjësia dhe hudhja e fajit dhe përgjegjësisë tek njëri-tjetri duke këmbëngulur se nuk janë përgjegjës as UP ” Hasan Prishtina ” e as UPGJ ” Kadri Zeka ” (Siç dihet gjenerata 2010/2011 pas konstituimit të UPGJ ” Kadri Zeka” mbetemi tutje në kuadër të UP “Hasan Prishtina”).
Ne vazhdojmë me këmbëngulje dhe të drejtë realizimin e të drejtës sonë për pajisje me certifikatë diplomimi edhe pas kësaj kohe të stërgjatur pritjeje dhe endje poshtë e lart!, thuhet në fund të reagimit
Bashkë kundër krimit të organizuar,falsifikimit,shkeljes së të drejtave dhe mos përgjegjësisë në institucionin e arsimit universitar!,”, thuhet në fund të reagimit të Grupit joformal të studentëve i përbërë nga Nexhibe Behluli, Ajet Musliu, Naser Sejdiu, Fatmir Ferati, Qendresa Ahmeti, Pajtim Sahiti, Diana Hyseni, Hazbije Xhaqku, Muhamet Kamberi e Sazan Hajdari. /2L ONLINE/