Shkruan: Dr.Zijadin Hasani
(2LONLINE) – Kërcënimet dhe arroganca e dr.Bajramit (dr.Mengele i Anamoravës), ndaj kolegëve të tij të repartit, veçantë ndaj meje po zbatohet dhe përkrahet nga drejtoria e spitalit rajonal, nëpërmjet të komisionit disiplinor të instrumentalizuar, të cilët me 09.12.13, marrin vendim për të më shkarkuar nga pozita e shefit te repartit, për shkak të reagimit tim ndaj sjelljeve kërcënuese të dr.Bajramit dhe zhvatjes së pagës së punëtoreve dmth, për shkak të së vërtetës. Po dënohet FJALA E LIRË,e vërteta siç dihet është e dhembshme.
Komisioni special i zgjedhur nga juristi Hazir Haziri, keqpërdoruesi më i madh i pozitës në spital(duke punuar njëkohësisht dhe si avokat), mëshehës e prolongues i procedurave , por i mbështetur nga Këshilli drejtues i SRGJ-së, veçan nga drejtori ekzekutiv(akoma ushtrues detyre). Kryesuesi i Komisionit për shkarkime dhe shantazhim të kolegëve, dr.Beqir Abazi ,shok i dr.Bajramit, i cili një pjesë të orarit punon në SRGJ, pjesën e dytë, shkon në Preshevë, pra i “thithë dy nëna “( dhe deri tash askush nuk i shkruan fletëparaqitje!),në ditën e “gjykimit”(04.12.13),me arrogancë , bërtitmë më drejtohet mua duke thënë :” si guxon ta kundërshtosh, kritikosh shokun tim”, ti je i nivelit te ultë”, anëtari dytë, dr.Maliq Bajrami,oftalmolog i cili si i preferuari i drejtorisë e gjen në çdo Komision(punët me honorar i kryen pa prites, kurse për punët obligative nuk qan kokën), kurse anëtari i tretë , dr.Neziri Demolli , nuk kam ndonjë vërejtje për sjelljen e tij, por me faktin që ka pranuar të merr pjesë në një Komision tendencioz, të instrumentalizuar, nuk është korrektësi deri sa nuk tërhiqet prej atij grupi të batakçinjve të spitalit .
Për këtë vendim të Komisionit, kam bindjen, mbase nuk gaboj, dr.Neziri fare nuk është konsultuar, përndryshe nuk mund të besoj se ai ka pranuar të thuhen shpifje, gënjeshtra ndaj meje,kinse unë kam patur shkelje dhe më parë. Për tendenciozitetin dhe ngutinë e Komisionit flet fakti se në këtë “gjykim” privat të dr. Mengeles tonë , fare nuk ftohet përfaqësuesi i sindikatës.
Lavdërimet që ia bëri zëdhënësi i spitalit dr.Bajramit, me këto manipulime të komisionit spitalor, bien në ujë dhe qartë flasin për tendenciozitetin , smirën , arrogancën, fuqinë e tij prej militant partiak për t’i nënshtruar , ofenduar kolegët e tij dhe kjo nuk është vetëm injorancë, por dhe shkelje e rëndë e betimit hipokratian . Kjo sjellje e dr.Bajramit, e përkrahur nga drejtoria e spitalit, tregon se ky spital nuk po menaxhohet, por po sundohet në mënyrën më të egër, më primitive, hakmarrëse dhe qërim hesapesh ndaj kritikuesve . /2lonline/
Dr.Zijadin Hasani, shef i Repartit të Pediatrisë, pret shkarkim për shkak të fjalës së lirë