Shkruan: Zijadin HASANI
Ndodh edhe kjo në Spitalin Rajonal Gjilan
(2LONLINE) – Bëhet fjalë për dr.Bajram Shaqiri, mr.sci, kryetar i Këshillit profesional, kryeshef i sektorit të kirurgjisë (poste këto që ia dhuroi partia e tij), vrasës latent sipas porosisë, që preferon vrasjen me hedhje nga dritarja të kolegëve të tij që nuk mendojnë si ai, e kritikojnë, pra ky është specialitet dhe si duket është më i njohur për këtë “zeje” të kohës për eliminimin efikas të kundërshtareve. Këtë “mjeshtëri” latente e ka të lindur, por që tash së fundi iu shpërfaq. Sipas gjasave kjo “aftësi” e eliminimit të kolegëve iu paraqit me marrjen e disa posteve, falë partisë që tok me të erdhën jo ta menaxhojnë spitalin, por ta sundojnë dhe atë në mënyrën më primitive të mundshme, ose këto poste i uzurpoi dhe tani si një diktatorth po i maltreton kolegët e tij dhe po i kategorizon sipas niveleve . Dr Shaqiri është “shkencëtar”, demek magjistër i shkencave mjekësore, të arritur ne Tiranë, ku siç dihet një numër i konsiderueshëm si ky, një zot e di se me çfarë kriteresh profesionale i marrin titujt, të mos flasim për kritere shkencore.
Dhe ky “shkencëtar” ka qëndrim arrogant, mospërfillës ndaj kolegëve të tij. Si rrodhi kërcënimi , shfrimi i smirës ? Kërkesën që ne të repartit të pediatrisë ia bëmë Këshillit për pjesëmarrje në simpozium në Prishtinë dhe që ai e udhëheq, dr.Bajrami përgjigjet : “ nuk shqyrtohet dhe refuzohet kërkesa e pediatrisë , për shkak të vonesës “ Unë reagova në këtë përgjigje, duke thënë se kjo mënyrë e sjelljes, ky refuzim për simpozium nuk është korrekte dhe paraqet shprehje të një injorance.
Pas këtij reagim tim , dr.B.SH. kërcënohet duke shpalos smirëzillëkun e tij , se do të më ndëshkoj, do të më shkarkoj nga posti i shefit dhe urgjentisht ka kërkuar që unë të kërkoj falje , dhe unë nuk ia vura veshin këtij kërcënimi. Por të mërkurën (27.1.130, rreth ore 13.30), pas kërkesës sime që të bisedojmë, të sqarohemi i thashë atij, por ky “shkencëtari” ynë tha : “ ke meritu me të hedh nga dritarja”, largohu se unë nuk bisedoj me koleg të nivelit të ultë , a s’po e din që unë jam “I nivelit të lartë”. Mbase kjo duket e pabesueshme, por unë vërtetë duhet të kërkoj falje publike për mosnjohjen e anës morbide “të kolegut te nivelit të lartë”, pjesës jo njerëzore, arrogancës, jokolegjiale duke e quajtur refuzimin për simpozium si një gjë injorante, kur qartë duket superinjoranca e kolegut -“vrasës latent , modern”.
Si do që të jetë, kjo është më tepër çështje për Komisionin e Odës së mjekëve, të sapothemeluar, mbase e prokurorit dhe gjykatës.
(Dr.Zijadin Hasani, shef i R. Pediatrisë, “I nivelit të ultë” dhe nën kërcënim)