(2LONLINE) – Kënaqësia shpirtërore arrihet atëherë kur ke mundësi të bëhesh arsyeja e buzëqeshjes së dikujt tjetër. Kështu thonë edhe anëtarët e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL), të cilët mbaruan aktivitetin e tyre për mbledhjen e rrobave dhe dhurimin e tyre për familjet në nevojë.
Arlinda Abdullahu, zëdhënëse e KVRL-së tha per 2Lonline se ky Këshill i cili punoi për një muaj rresht, ditë për ditë, duke mbledhur rroba në çdo cep të qytetit, me vullnet të mirë dhe bindje të fortë që të u jemi pranë bashkëqytetarëve – bashkëmoshatarëve , që të ndihen të barabartë në shoqëri, , dorëzoi 70 thasë (të madhësisë 120-150ml) tek qendra kryesore e Kryqit të Kuq në Gjilan.
“Këshilli i Veprimit Rinor Lokal falënderon për mbështetje dhe bashkëpunim të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe komunën për ndihmën në realizimin e këtij aktiviteti. Ky është vetëm fillimi i punës dhe i aktivizimit të rinisë. Premtojmë edhe më shumë aktivitete tjera bamirësie dhe në dobi të qytetarëve tanë”, tha Arlinda Abdullahu, zëdhënëse e KVRL-së /2lonline/