Këngëtarja e njohur, Kejsi Tola zyrtarisht do të jetë pjesë e festivalit të madh ‘Sunny Hill’ që mbahet në Prishtinë me 2, 3, 4 gusht.
Kejsi muzikën e ka nisur qysh në moshë të re dhe ka vazhduar të ketë suksese të njëpasnjëshme falë talentit dhe interpretimit të saj.
Ajo ka qenë edhe pjesë e festivaleve të ndryshe muzikore si Kënga Magjike. Kujtojmë që kënga e saj e fundit ‘Më ke mua’ u pëlqye shumë nga publiku.