(2LONLINE) – Drejtoria e Handikosit në kuadër të Federatës se Basketit dhe me përkrahjen e Ministrisë për Rini, Kulturë dhe Sport organizoi turnirin e basketit në karroca në shënimin e 5 vjetorit të vdekjes së themeluesit të shoqatës Handikos, Halit Ferizi.
Në këtë turnir memorial morën pjesë 5 ekipe vendore dhe ekipa e basketit në karroca nga Shqipëria me emrin “Igëll” e cila nderoi me pjesëmarrjen e saj në këtë turnir memorial.
Me vendin e parë u stolis si gjithherë KBK Drita nga Gjilani së cilës ju dha kupa dhe medalje për vendin e parë nga Drejtori i shoqatës Handikos Afrim Maliqi. Ndërsa vendi i dytë i takoi ekipës së Prishtinës nga Prishtina, vendin e tret e zuri KBK nga Prizreni. Ekipi i Vëllaznimit të Gjakovës, ekipi i Ferizajt dhe ai “Igëll” nga Shqipëria u stolisën me nga një medalje për pjesëmarrje në gara. /2lonline/