(2L ONLINE) – Klubi i Basketbollit “Drita”, nga Gjilani është shpallur kampion i Kosovës në kategorinë U-16, ku n finale mposhtën ekipin KB Penza nga Peja, ndërsa në kategorinë U – 14 u shpallën nënkampione.
Për vashat gjilanase është viti i katërtë me radhë me rezultate kulminante në këto dy kategori.
Përfaqësuesi i Klubit, Afrim Selimi ka thënë se falë punës së bërë profesionalisht si dhe angazhimit maksimal të lojtareve, po ashtu dhe me disiplinën e treguar, si gjatë seancave stërvitore, po ashtu edhe gjatë zhvillimit të garave erdhi deri te ky sukses tejet me rëndësi për Klubin gjilanas “Drita”.
Selimi ka thënë se Klubi i basketbollit “Drita’ njihet si makineri e prodhimit të lojtareve superiore edhe pse kushtet në të cilat ky ekip i zhvillon stërvitjet dhe me të cilat garon, janë vërtetë minimale, pasi që mbijeton vetëm me ndihmën e komunës, ndihmë kjo e cila është vetëm sa për të mbetur gjallë, dhe herë pas here , hasim në disa ndihma të vogla nga disa adhurues të klubit, që janë vërtetë të rëndësishme, por se për të ekzistuar klubi duhet shumë kushte, të cilat nuk janë tani për tani. /2l Online/