Në Ditën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve; Syri i Vizionit në bashkëpunim me Save the Children, Grupin e Fëmijëve RespectOurRights (RoR), Asambletë Komunale të Fëmijëve, Shkollat dhe autoritet lokale e qendrore kanë zhvilluar një numër te madh të aktiviteteve në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës
Qëllimi i aktiviteteve ishte vetëdijesimi i fëmijëve për te drejtat e tyre. Kjo ditë e aktiviteteve u quajt “Karvani i te Drejtave te Fëmijëve”
RoR-se bashku me disa anëtaret te Asamblesë se fëmijëve te Pejës ne sheshin e qytetit shpërndanë broshura për te drejtat e Fëmijëve bashkë me autoritetet lokale Ne sheshin e Komunë se Deçanit për një orë janë shpërndarë broshura së bashku me autoritetet lokale
RoR se bashku me disa anëtare te Asamblesë se fëmijëve te Gjakovës u janë bashkuar edhe Peja, në sheshin e Komunës se Gjakovës he kanë shpërndarë broshura se bashku autoritetet lokale.
Fëmijët nga Peja dhe Gjakova kanë udhëtuar se bashku ne Prizren ku kanë qenë se bashku me disa nga fëmijët e SH.M.U. nga Prizreni se bashku me anëtaren grupit ROR dhe ne sheshin e Prizrenit dhe kanë shpërndarë broshura.
Fëmijët u priten nga Kryetarja e Komisionit për te Drejtat e Fëmijëve ne Parlamentin e Kosovës dhe deputet te tjerë.
Anëtaret e ROR janë bashkuar me zyrtareve komunal, fëmijët asamblistë në disa aktivitete dhe janë pritur në takim me Ministrinë e Arsimit.
Ne Komunën Gjilanit anëtarët e Grupit ROR janë me fëmijëve ne shkollat fillore ‘’Selami Hallaqi’’ dhe ‘’’Thimi Mitko’’ ne prezantimin e Konventës Ndërkombëtare për te drejtat e fëmijëve.
Fëmijët kanë takuar kryetarin e Komunës se Gjilanit.
Anëtarët e Grupit RoR se bashku me asamblenë e fëmijëve ne Qendrën e Kulturës kanë mbajtur ligjëratë kushtuar Konventës ndërkombëtare për te drejtat e fëmijëve.
Në të gjitha këto aktivitete stafi i Syri i Vizionit dhe Save the Children po mbështesin fëmijët!