Ekipet mobile të doganave të Maqedonisë mbrëmë në pikën kufitare Tabanoc kanë zbuluar 5,5 kilogram drogë të llojit heroinë, në një makinë që po udhëtonte jashtë vendit.
Autoritetet doganore sot informuan se droga u gjet rreth orës 18.20 në një makinë të tipit “Rover 75” me targa të Shqipërisë, që dretohej nga një shtetas shqiptar. Në makinë ka qenë edhe një shoqërues tjetër që posedonte shtetësinë greke dhe shqiptare. Ekipet doganore pas dyshimeve paraprake kanë nisur kontrollin e makinës, me ç`rast në pjesën e brendshme të përparme të makinës është gjetur droga e fshehur në 11 pako me një sasi prej 5,5 kg.transmeton INA
Poseduesi i drogës ka pranuar se droga ishte dedikuar për në Serbi, pas një kërkese nga një serb i Beogradit. Policia e Maqedonisë bëri të ditur se nga hetimet e para, dy shtetasit shqiptarë kohë më parë kishin trafikuar drogë edhe në Kroaci dhe Itali, përmes territorit të Maqedonisë.