(2LONLINE) – Tre të dyshuar do të përballen me drejtësinë pasi besohet se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “grabitje”. Sipas policisë, të dyshuarit nga fshati Zhegër besohet se kishin arritur në qytetin e Gjilanit me qëllim që të kryejnë grabitje dhe të njëjtit me automjetin kombi, kanë shkuar në rrugën ,,Skifter Arifi’’ afër shkollës fillore ,,Abaz Ajeti’’ ku kanë takuar dy viktima femra dhe dyshohet se njërës nga to nga krahu me forcë ia kanë kapur çantën e krahut.
Zëdhënësi i policisë, Ismet Hashani ka thënë se të dyshuarit kanë dhënë deklaratat e tyre para avokatëve mbrojtës dhe janë dëshmua prova të qëndrueshme se ata janë të involvuar në këtë vepër.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve Xh. Rr. dhe Xh. M. janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj të dyshimtit të tretë lënda shkon në prokurori”, ka thënë toger Hashani.
Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor të Gjilanit. /2lonline/
fotoilustrim