Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjilani, pranë TV Vali-t kanë prezentuar Alternativën Qeverisëse. Në këtë emision ishin prezent pesë kandidatë nga Gjilani, Ismajl Kurteshi, Shemsi Syla, Besa Baftiu, Naser Berisha dhe Përparim Muja.
Ismajl Kurteshi, si punonjës shumëvjeçar i arsimit, shtjelloi programin qeverisës për arsimin dhe shkencën. Ai tha se qasja në arsim është një e drejtë e pamohueshme, e shteti duhet të jetë garantuesi që kjo e drejtë të përmbushet. Kurteshi po ashtu shtoi se Lëvizja Vetëvendosje, në Alternativën Qeverisëse i ka kushtuar rëndësi arsimit dhe të gjitha niveleve. “Ne mendojmë që nuk duhet të jenë më tepër se 25 nxënës. Për të gjithë nxënësit e shkollave fillore ne do të sigurojmë nga shujtë ushqim falas” shtoi Kurteshi.
Shemsi Syla, i kushtoi rëndësi bujqësisë, pjesë kjo përbërëse e shtyllës së dytë të Alternativës Qeverisëse, pra Shtetit Zhvillimor. Syla tha se kemi identifikuar problemet e shumta që ka bujqësia, si financimi jo adekuat dhe investimet e pakëta, ku në vitin 2013 buxheti për bujqësi ishte vetëm 23 milionë euro. “Ne mendojmë që Kosova ka nevojë për një strategji zhvillimore prej nëntë vitesh e ndarë në tri faza, secili me një kohëzgjatje prej tri vitesh” tha Syla. Pra, me qeverisjen tonë, bujqësia në vitin e parë do të ketë buxhet prej 60 milionë eurosh, kurse në vitin e tretë një buxhet prej 120 milionë euro.
Pediatre neonatologe me profesion, kandidatja Besa Baftiu si prioritet e konsideroi shëndetësinë. Këtij sektori sipas Baftiut i është kushtuar një rëndësi e jashtëzakonshme. Kjo jo rastësisht sepse nga të gjitha qeverisjet e mëparshme ky sektor nuk është menagjuar e konsideruar si i rëndësishëm. Ajo tha se me Lëvizjen Vetëvendosje, shëndetësia publike do të jetë e fortë dhe do të ofrojë shërbime të nivelit të lartë për qytetarët e vendit. Pra, ne angazhohemi për ngritje të buxhetit për shëndetësi si dhe ngritjë të kapaciteteve kontrolluese, me çka edhe shërbimet mjekësore do të ngriteshin në një nivel më të lartë.
Artisti dhe krijuesi i njohur gjilanas, Naser Berisha, kishte po ashtu sferën e tij pra Kulturën. Ai tha se Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport është një nga digasteret që është dëmtuar jashtë mase. Berisha shtoi se me Lëvizjen Vetëvendosje, kjo ministri do të jetë në shërbim të të rinjëve, arstistëve e sportistëve duke iu mundësuar atyre që talentet e tyre ti shpalosin brenda vendit. “Është e pakuptimtë se si të rinjtë tanë mund të arrijnë suksese kulmore jashtë vendit, kurse ata që janë në Kosovë, për shkak të kushteve dhe mundësive të kufizuara nuk mund të tregojnë sukseset e tyre” theksoi Berisha.
Afaristi e ekonomisti i ri Përparim Muja duke iu referuar doganës dhe rolit të saj tha se ato nuk janë në shërbim të qytetarit dhe zhvillimt ekonomik. Me Lëvizjen Vetëvendosje, doganat e vendit tonë do të jenë rruga të lehtësuara për prodhuesit vendor, me çka edhe do të ndihmonin zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjes së vendeve të reja të punës. “Tatim progresiv dhe lehtësirat e parapara për TVSH janë mjete për të siguruar barazi dhe për arritur zhvillim ekonomik” shtoi Muja.
/e sponsorizuar/