(2L ONLINE) – Kandidatët për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan Lirije Kajazi, Murat Hoxha, Naim Behluli, Sabit Rrustemi e Fatmir Rexhepi, kanë marrë përkrahje të madhe nga fshatrat: Kishna Pole, Sllakovc i Poshtëm, Sllakovc i Epërm dhe Gadish, në garën për deputet për zgjedhjet e 8 qershorit.
Në këtë tubim u tha se qeverisjes së keqe i ka ardhur fundi, ndërsa ka ardhur koha për qeverisjen e LDK-së, për t’ia kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur qytetarëve tanë.
Në fjalën e rastit para të pranishmëve, kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së në Gjilan, Lirije Kajtazi, tha se “Jemi sot bashkë edhe në këtë betejë të re të lëvizjes sonë për zhvillim të përgjithshëm. Ne vazhdojmë rrugën pas fitores së madhe në zgjedhjet e fundit komunale dhe ato projekte që janë orfuar tek ju do të marrin formë me fitoren e LDK-së në nivel nacional. Hilja e kësaj qeverisje i ka ngulfatur këto fshatra. Gjilanin dhe mbarë Kosovën me mos investime. Projektet që i kemi nxjerrë së bashku, me kujdesin që LDK do të tregoj për Gjilanin, do të implementohen në përpikmëri. Do të jemi zë i arsyeshëm në Kuvend”.
”Me një program shumë të hollësishëm hymë në proces zgjedhor në zgjedhjet komunale dhe i fituam ato në mënyrë plebishitare. Për t’u realizuar projektet, duhet të fitojmë në gjithë Kosovën. Prioritetet tona janë punësimi, shëndetësia, arsimi e bujqësia, marrë parasyshë se kjo trevë ka nevojë për punësim dhe përkujdesje më të madhe. Programi i LDK-së në krye me Isa Mustafën kryeministër, do të realizohet me fitoren tonë të domosdoshme. Duhet t’i votoni kandidatët tuaj në mënyrë që ta realizojmë në përpikmëri edhe programet komunale”, tha nga ana e tij kandidati Murat Hoxha.
Ndërsa kandidati Naim Behluli është shprehur se “Ne kemi një detyrë për ta kryer. Kemi për ta përcuar zërin tuaj në Parlament dhe ai zë përcohet vetëm përmes deputetëve të Anamoravës. Bashkërisht me verpimtarët e kësaj ane, jemi munduar që t’ju ndihmojmë gjithmonë. Duhet të oprganizoheni të gjithë edhe këto ditë që na kanë mbetur, pasi ne vërtet do të jemi zëri juaj kudo që të jeni. Programi i LDK-së për zhvillim është më i miri”.
“Këta njerëz që janë këtu, kërkojnë më shumë mbështetje prej insitucioneve sepse në këtë trevë është bërë shumë mund e sakrificë, është bërë luftë e madhe, është derdhur gjak dhe ju meritoni trajtim dinjitoz. Qysh e fituam Gjilanin do ta fitojmë edhe mbarë Kosovën. Mesazhi ynë është që të bashkoheni me ne, të bëheni pjesë e rreshtit të gjatë të ushtarëve të Ibrahim Rugovës, i cili udhëhiqet në mënyrë brilante nga akademik Isa Mustafa. Unë e di që ju dëshironi ta ktheni Kosovën në binarë të duhur. Është amanet i Rugovës që ta kthejmë Kosovën aty ku e ka vendin. Përspektiva e Kosovës është Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka potencuar kandidati Sabit Rrustemi.
/e sposorisuar/