/2L ONLINE/ – Sipas kryetarit të komisionit komunal për korrje – shirje, Nejazi Fera, fushata e korrje -shirjeve e filluar zyrtarisht më 11 korrik ka përfunduar në Komunën e kamenicës dhe ka zgjatur ka zgjatur 22 ditë.
Sipërfaqet e korrura për këtë vit kanë qenë me sa vijon: grurë 1,800 ha. elb 50 ha. dhe trotikall 35 ha. Rendimenti mesatar i grurit ka qenë 4.500 kg. / ha, te elbi 4.000 kg. / ha. dhe te trotikalli 5.000 kg./ ha.
Të gjitha këto sipërfaqe i takojnë sektorit privat. Vlen të theksohet se këtë vit, krahasuar me vitet e kaluara, rendimentet kanë qenë shumë më të larta, po ashtu edhe cilësia e grurit ka qenë më e mirë. Gjatë procesit të korrje-shirjeve në komunën e Kamenicës kanë qenë të përfshirë 35 autokombajna.
Edhe këtë vit, sikurse viteve tjera, korrje-shirjet janë zhvilluar dhe përcjellë në bazë të programit të planifikimit të hartuar nga DBPZHR, si dhe rregullores komunale për korrje-shirje. /2L ONLINE/