Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve mbyllen tri shkolla në Komunën e Kamenicës. Mësimi do të realizohet online.
Shkolla Fillore “Abdullah Krashnica-Presheva”, Gjimnazi “Ismail Qemali”, si dhe Shkolla Fillore “Dëshmorët e Kombit”, me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë janë mbyllur, për të kaluar mësimin nga skenari A në skenarin C, pra mësimi do të realizohet online.
Gjimnazi “Ismail Qemali” është mbyllur sepse kanë rezultuar pozitiv dy mësimdhënës dhe shtatë nxënës.
Në Shkollën Fillore “Abdullah Krashnica-Presheva”, janë paraqitur shtatë raste, një mësimdhënës dhe gjashtë nxënës.
Ndërsa në Shkollën Fillore “Dëshmorët e Kombit”, kanë rezultuar pozitiv tre nxënës dhe tre mësimdhënës. /2LONLINE.com/