(2L ONLINE) – Në organizim të KVRL, Shoqëria Civile, Vetëvendosje, AKR dhe AAK dhe OVL-UÇK-së të Kamenicës, në mesditë në qendër të Kamenicës, është mbajtur protestë masive të qytetarëve të kësaj Komune. Nga ana e këshillit organizativ të protestës, është prononcuar Margarita Rashiti, e cila para protestuesve ka thënë se “së bashku jemi që të shprehim pakënaqësinë tonë të thellë ndaj deklaratave fyese të ministrit Jablanoviq, i cili jave më parë cilësoi nënat gjakovare “egërsira”.Fjalët denigruese nga ana e Jablanoviqit ndaj nënave gjakovare, na prekë thellë, dhe ne sot, me ju shprehim mllefin tonë ndaj deklaratave të këtij ministri sharlatan”, ka thënë Rashiti transmeton dardanapress.
Sipas saj, ky ministër, ne deklaratat e tija të pamatura ka thënë se nuk ka njohuri për luftën në Kosovë!, sepse ishte i ri! Por ai harroi se, në paraqitjet e tija, të mëhershme, ka thënë se shokët e tij nga lista serbe, kane luftuar ne Kosovë. Ai provokoi të gjitha nënat e Kosovës. “Ne sot solidarizohemi me nenat gjakovare dhe me nënat e gjithë Kosovës, qe humben me te dashurit e tyre’.
Vizitat e fundit të ministrit Serbisë, dëshmojnë se ky shtet, ende nuk ka ndalë pretendimet e saja për Kosovën. “Ne kërkojmë nga Kryeministri I Kosovës, Isa Mustafa, që ta shkarkoje pa hezitim këtë ministër qe trazoi gjithë popullim e Kosovës, me deklaratat e tija, aspak normale dhe krejt provokative. Njëkohësisht, bëjmë ftese Qeverisë së Republikës se Kosovës, që ta ruajnë “Trepçën” dhe mos të ketë negociata me Serbinë, lidhur me këtë gjigant të Kosovës.
Ndërsa, kryetari i OVLUCK dega ne Kamenicë, Milaim Limoni, ka thënë se kjo protestë është me qellim që ti përkrahim nënat gjakovare dhe zërin e tyre revoltues kundër ministrit Jablanovic.
“Ne kërkojmë nga kjo foltore, që i paskrupullti Jablanovic të largohet nga institucionet e shtetit të Kosovës, dhe ti pamundësohet që të shpërblehet me paratë e taksapaguesve tanë”.
Ai me tutje ka kërkuar nga Kryeministri Mustafa që ta bëjë shkarkimin e këtij ministri i cili me një kërkim falje po tenton që të fshihet pas një personaliteti të painformuar, kur e dimë që ai dhe partia e tij janë kryesisht njerëz të cilët kanë kryer krime lufte në Kosovë.
“Ju bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë dhe ata vendës, ta shtrojnë ndikimin e tyre dhe të reflektojnë që shteti i Serbisë, ti largoje duart nga ndikimet e mbrapshta, dhe pretendimet shoviniste ndaj Kosovës”, ka thënë Limani duke përfunduar se ”reagimet tona mund të jenë të paparashikueshme, sepse të urtin mos e nguc se reagimi i tij, di të jetë i ashpër”.Në fund të protestës , protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.