Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, kanë pranuar sot dy aparatura për prodhimin e oksigjenit nga fondacioni Labinot Tahiri.
I pari i komunës ka falënderuar Labinot Tahirin për këto aparatura duke thënë se do të shërbejnë për ata që kanë nevojë.
“Nga fondacioni Labinot Tahiri, sot pranuam dy aparatura për prodhimin e oksigjenit. Labin e falënderova për këtë donacion të rëndësishëm për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, i cili do të shërbejë për ata që kanë nevojë”, tha ai.
Edhe drejtoresha Zajmi-Krasniqi ka falënderuar fondacionin Labinot Tahiri, dhe tha se këto aparatura janë të domosdoshme në këtë kohë.
“Meqenëse po përballemi me një pandemi tejet të vështirë, nevoja për aparatura të tilla është e madhe në këtë kohë. Falenderoj fondacionin Labinot Tahiri për këto aparatura”, ka thënë ajo. /2LONLINE.com/