Gjilan – (2LONLINE) – Kandidati për Kryetar Komune dhe Lider i Lëvizjes Vatra, Sejdulla Kadriu i shoqëruar nga kandidatët për këshilltare komunal: Osman Ramadani, Adile Jakupi, Reshat Ajvazi e Rejhan Rrahmani dhe përfaqësues të tjerë të Vatrës vizituan Kolegjin ‘Don Boko” ne Gjilan, ku u pritën nga Don Domeniku drejtor i qendrës “Don Bosko” ne Gjilan.
Kadriu fillimisht falënderoi drejtorin e qendrës për pritjen që i bëri drejtuesve të lëvizjes Vatra dhe shprehu kënaqësinë për ndërtimin e kësaj qendre edukativo arsimore ne qytetin tone.
Kadriu njoftoi me aktivitetet qe beri lëvizja Vatra ne te kaluarën kur ishte shoqatë, e pastaj njoftoi ecurinë dhe arsyen e shndërrimit te saj ne lëvizje politike, e cila do te garoj në zgjedhjet e 3 nëntorit ne komunën e Gjilanit.
Don Domenik , drejtor i Qendrës njoftoi Kryetarin dhe delegacion e Levizjes me te arritur e Qendres Don Bosko ku specifikoi ndërtimin e kolegjit te ri.
Ne ketë kolegj ofrohen kushte te mira për të mësuar e për të zënë dituri. /2lonline/