(2LONLINE) – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, në emër të të gjithë strukturës së tij, uron me rastin e ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Përgëzojë FSK-në për të gjithë angazhimin e saj në ofrimin e sigurisë për popullin e Kosovës dhe përkushtimin e treguar për qytetarët e saj. Ky vit, i cili cilësohet si vit i suksesit për FSK-në, do të jetë vazhdimësi e korrjes së sukseseve të mëtutjeshme”, ka thënë Kadriu.
Kryetari Kadriu, njëherit ka shprehur admirimin e tij për FSK-në dhe për punën e madhe që kjo forcë bënë. /2LONLINE/