(2L ONLINE) – Aleanca e të Rinjve në Gjilan, ka organizuar mbrëmje me të rinjë, në ku morën pjesë një numër i madh i të rinjve nga Gjilani, të cilët dëshmuan përkrahjen e tyre për rpogramin e Aleancës dhe iu bashkangjiten Drejtimit të Ri për Gjilanin, thanë zyrtarë të këtij organizmi rinor të AAK-së.
Në këtë mbrëmje, e cila u organizua nga kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni dhe struktura e tij, morën pjesë edhe kryetari i ARK-së në nivel vendi Musa Preteni si dhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga Gjilani, në radhët e AAK-së, Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Magbule Shkodra DHE Fehmi Fetahu.
Labinot Hyseni kryetar i ARK-së në Gjilan, i ka falenderuar edhe njëherë të rinjtë për përkrahjen e vazhdueshme që po japin për Aleancën, ndërsa i ka bërë atyre thirrje që ti bashkangjiten programit qeverisës më të mirë në vend dhe ti përkrahin pesë kandidatët më të mirë që ka lista e AAK-së dhe që kemi fatin që i kemi nga Gjilani.
Para të rinjve ka folur edhe kryetari i AAK-së në Gjilan dhe njëherit nënkryetar i komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu,kandidat për deputet, i cili ka thënë se ashtu si ka punuar deri më tani për qytetarët e Gjilanit dhe të rinjtë në vecanti do të vazhdojë të punojë me përkushtimin më të madh deri sa kërkesat e tyre të realizohen.
Masoviteti i të rinjve në këtë mbrëmje, ka dëshmuar përkrahjen e madhe që rinia në Gjilan po jep për Aleancën, ndërsa është edhe përkushtim i madh i strukturës së Aleancës së të Rinjve në Gjilan, të cilët janë gjithmonë krah i fuqishëm i strukturës së tyre, ka thënë ai.