Banorë të lagjes Dardania dhe Rruga e Prishtinës, sot ishin mbledhur për të pritur kandidatët e AAK-së nga Gjilani për deputetë në Kuvendin e Kosovës Rexhep Kadriu, Ahmet Isufi, Nijazi Idrizi, Magbule Shkodra, Fehmi Fetahi, Talat Gjinolli dhe Drita Maliqi – Zunce.
Rexhep Kadriu, njëherit nënkryetar komune dhe kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan tha se sot o kurrë Kosovës i duhet ndryshimi, të cilën vetëm qytetarët e saj mund t’ia japin.
“Kemi mundësinë të bëjmë kryeministër një lider të dëshmuar sin ë luftë sin ë paqe, një lider që i vetmi me përkushtimin më të madh dha gjithcka për këtë vend. Prandaj, ashtu sic na ka quar vota juaj në qeverisje lokale, jeni ju ata që me votën tuaj mund të na qoni edhe qeveri në nivel vendi”, ka thënë Kadriu.
Ai më tej ka folur edhe për projektin e Aleancës të prezantuar për fushat e Dardanisë, project ky që dikur u hoq, por që tani ka gjetur zbatimin në Komisionin Evropian dhe së shpejti do të fillojnë punimet.
Magbule Shkodra e specializuar në fushën e telekomunikacionit, i ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë programin e Aleancës sepse është i vetmi program që ofron mbrojtje për asetet tona.
“Cështja e PTK-së që është kthyer në telenovelë nga kjo keq-qeverisje do të mund ta rikthejë në vend vetëm zbatimi i programit të Aleancës. Vetëm ne mund ti kthejmë fuqinë dhe vlerën që ky asset ka“, ka thënë Shkodra.
Ajo më tej ka thënë se tani ëshë koha që të ardhmes tonë ti japim një emër tjetër, atë të Drejtimit të Ri.
Ndërkaq, Fehmi Fetahi afarist, ka thënë se Kosovës I duhet ndryshim në të gjitha sferat, duke filluar prej asaj të ekonomisë, mirëqenies social dhe arsimit.
“Kosova ka nevojë për ndryshime të mëdha, e këto ndryshime mund të arrihen vetëm me Ramush Haradinaj në krye. Prandaj. Dilni më 8 qershor dhe votoni për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e Kosovës”, ka thënë Fetahi.
Dritë Maliqi-Zunce nga radhët e LDD-së, është shprehur se Parlamenti i Kosovës ka nevojë immediate për ndryshime, e ndryshimin e duhur mund ta gjeni vetëm në programin qeverisës të AAK-së.
“Ky program është i vetmi i shtypur dhe i vetmi që do të gjejë implementim duke filluar nga 10 qershori”, ka thënë Maliqi-Zunce.
Ndërkaq Nijazi Idrizi, ish-deputet ka thënë se programi I Aleancës është i bazuar në tri shtylla kryesore, minierat dhe mineralet, energjinë elektrike dhe prodhimet vendore të ushqimit. Sipas Idrizit, që të trija këto shtylla do të gjejnë zbatim dhe gjatë mandatit 4 vjeqarë do ta aktivizojnë potencialin e tyre.
“Këta njerëz që janë para jush sot të udhëhequr nga një lider në krye, janë ata që do ta udhëheqin vendin ashtu sic do të dojë secili qytetarë”, ka thënë në fund Idrizi.
Një tjetër figurë e shquar, Talat Gjinolli qëndroi para qytetarëve sot, i cili tha se Aleanca ofron programin më serioz si për shëndetësi sin ë sferat tjera.
“E keni parë edhe vet që grupi për shëndetësi i AAK-së është grupi më aktiv, që kemi ditur të reagojmë dhe kritikojmë sin ë raste kritike si më gjerë me propozime konkrete dhe qëllimi jonë është që të ofrojmë qasje gjithpërfshirëse për gjithkend”, ka thënë Gjinolli.
Në fund ka dfolur edhe nënkryetari i AAK-së në Qendër Ahmet Isufi, i cili tha se qe 15 vjetë Kosova nuk ka ecur fare në trende zhvillimore.
“Tani e kemi present Ramush Haradinaj, i cili për 100 ditë sa ishte në qeverisje në vitin 2004 e ndryshoi dinamikën e jetës në Kosovë. Tani është koha që bashkë t’ia kthejmë zhvillimin vendit, bashkë ta bëjmë ndryshimin dhe bashkë ta nisim Drejtimin e Ri për Kosovën”, ka thënë Isufi.
Ky tubim, i cili u mbajtë në shkollën fillore “Selami Hallaqi”, ishte indikatorë i përkrahjes së madhe që po i jepet Aleancës dhe kandidatëve të saj në Gjilan.
/e sponsorizuar/