Gjilan – (2LONLINE) – Kushtrim Kadriu-zëdhënës i Lëvizjes “Vatra” dhe kandidat për këshilltar komunal për asamblenë komunale të Gjilanit mbajti një ligjëratë me temën “Vetëbesimi, shtyllë e suksesit”, e organizuar nga Ligjëruesi i lëndëve psikologjike në Kolegjit Fama,prof. Nevzat Shemsedini. Në pjesën e parë profesor Shemesdini ligjëroi një kaptinë e cila orienton të rinjtë se si mundë te arrijnë të rrisin vetëbesimin në vetvete, e në këtë mënyrë të arrijnë synimet jetësore që i kanë.
Kadriu e vazhdoi ligjeratën duke treguar një historik të shkurtër të “Vatra”, se si u themelua nga fare pak aktivistë në fillim të vitit 2005 dhe se si arriti të mbijetoj në shumë sfida, se si arrit të rritej, e sot të ketë një strukturë të përgatitur për të garuar denjësisht në zgjedhjet Lokale.
“Ky sukses i Lëvizjes Vatra u arrit si rezultat i besimit në të plotë në kauzën tonë të drejtë, rezultat i punës së palodhshme të anëtarëve dhe aktiviteteve të Lëvizjes sonë . Këtë gjë e tha nga përvoja në Lëvizjen “Vatra” ku si rezultat i besimit të kryesisë qendrore dhe të tre kryetarëve qe kishin, tek të rinjtë, ecën shumë procese përpara. Rinia e “Vatrës” ishte bartëse e shumë proceseve të rëndësishme, ku si rezultat i saj nuk doli se të rinjtë kurrë nuk gabuan apo bënë hapa të gabueshëm por gjithnjë bënë hapat e duhur: KA THëNë kaDRIU.
Ai bëri thirrje tek të rinjtë ku do që janë të mos hezitojnë te marrin vendime për vetën e vet. Kurse sloganin se rina është e ardhmja, ti shtojmë edhe sloganin “Rinia është e tashmja dhe e ardhmja.”
Kadriu kërkoi aktivitet më të shtuar nga të rinjtë në skenën politike me pretekstin se po të kyçen të rinjtë në vendim marrje do të kontribuojnë në ndërrimin e mentalitetit politik dhe do të vinte një mentalitet më demokratik.
Gjithashtu pas ligjëratës disa aktivistë të Lëvizjes u nga prof Nevzat Shemsidine me ambientet e punës në Kolegjin Universitarë “Fama”. /2lonlne/