(2LONLINE) – Rexhep Kadriu, kryetar i AAK-së së Gjilanit, ish kandidat për kryetar, ka akuzuar Qemajl Mustafën e PDK-së se po luan një lojë të dyfishtë, pasi gjatë takimit me qytetarë po deklarohet kinse ka marrëveshje të koalicionit me AAK, që në fakt nuk është e vërtetë.
Kadriu ka thënë se krejt çfarë kanë në këtë moment prej PDK-së është oferta e tyre me shkrim, por që nuk ka marr përgjigje por se, siç tha ai, janë në pritje edhe të ofertës me shkrim, prej LDK-së, për të vendosur qartë lidhur me këtë punë. që sipas tij mund të ndodh këtë të diele.
Kadriu po ashtu ka përgënjeshtruar deklarimet e PDK-së për gjoja mbështetjen që e ka marrë PDK e Qemajl Mustafa nga nëndega e AAK-së në rrugën “Lotë Vaku”, duke thënë se Mustafa kishte shkuar në atë lagje për një kanalizim, dhe duke deklaruar se kinse ka të ftohtë ka hyrë brenda, për ta keqpërdorur pastaj besimin e kryetarit të nëndegës së AAK-së në këtë rrugë, e të del pastaj me deklarime se gjoja ka mbështetjen e kësaj nëndege të AAK-së , që nuk është e vërtetë.
Kadriu ka thënë se strukturat e AAK-së janë unike dhe se si do të vendosin strukturat e saja udhëheqëse andej do të shkojnë edhe nëndegët.
Kadriu ka thënë se AAK-ja me katër këshilltarë në KK, e ndoshta edhe pesë, pasi pritet certifikim i rezultateve , është një forcë serioze në të cilën duhet llogaritur cilido prej pretendentëve që do të jetë kryetar i komunës, por se AAK nuk e përjashton mundësinë për të mos e mbështetur asnjërin prej kandidatëve dhe të qëndrojë në opozitë duke qenë konstruktive dhe në mbrojtje të interesit të qytetarëve.
Përndryshe, ai ka shpalosur ofertën e PDK, që kishte ofruar katër drejtori dhe postin e nënkryetarit apo të kryesuesit, por se sipas Kadriut kjo është pak, ndërkohë që ka shpalosur edhe apetitet duke thënë se duhet të jenë së paku tetë drejtori që do ti ofrohen AAK-së, nëse dëshirohet bashkëpunimi me të. /2lonline/