/2L ONLINE/ – Varrezat e qytetit gjatë këtij viti do të rregullohen përmes investimeve nga granti i ndarë nga UNDP, në vlerë prej 200 mijë euro dhe parashihet të bëhet ndërrohet rrethoja e tyre, zgjerimi i hapësirës së varrezave, hapja e shtigjeve për këmbësor, rregullimi i ndriqimit publik, pastaj rregullimi i ndriçimit dhe gjelbrimit në këtë hapësirë.
Në fjalën e tij lidhur me informimin e publikut për projektin dhe planifikimin e punimeve në atë pjesë, nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, ka thënë se kjo arrihet vetëm falë përfitimit të grantit nga UNDP të cilët i ka falënderuar për këtë grant dhe për përzgjedhjen e Komunës së Gjilanit për këtë investim.
“Komuna e Gjilanit, ka përfituar grant në vlerë prej 200 mijë euro, përmes projektit për rregullimin e varrezave të qytetit. Komuna ka aplikuar për grante me tri projekte, por, është përzgjedhur projekti për rregullim të varrezave për dy konfeksionet, myslimane dhe atyre krishtere. Sipas planifikimit presim që punimet të nisin kah fillimi i muajit tetorë, dhe përmbyllja e tyre bëhet Brenda këtij viti, në bazë të planit dinamik. Është e paraparë të ndërrohet rrethoja e varrezave, zgjerimi i hapësirës për varre të reja, pastaj do të bëhet zgjerimi i rrugës dhe rregullimi i trotuarit për këmbësorët në drejtim të shkollës “Abaz Ajeti”, pastaj është i paraparë të bëhet edhe shtigjet për këmbësor nëpër varrezat, ulëse – pushimoreve, rregullimi i ndriçimit publik, gjelbrimi dhe mbjellja e drunjëve dekorativ”, ka thënë në fjalën e tij nënkryetari Rexhep Kadriu.
Ai ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit ka marrë përsipër zgjerimin e rrugës dhe rregullimin e trotuarit për tek shkolla fillore “Abaz Ajeti”, por edhe asistimin e investitorit me kopje të planeve të ndryshme urbane dhe kadastrale.
Poashtu, Kadriu ka bërë të ditur se Komuna e Gjilanit është duke punuar vazhdimisht për lokacionin e ri të varrezave, sepse kjo hapësirë e tanishme është e pamjaftueshme, duke thënë se vetëm edhe një kohë të shkurtër ka vend në këtë hapësir ngase më vonë varrezat e qytetit do të kenë një lokacion tjetër nga ai i tanishmi. /2L ONLINE/