Gjilan –(2LONLINE) – Kreu i AAK-së së Gjilanit, Rexhep Kadriu gjatë ditës së shtune, ka vizituar një familje me gjendje të vështirë ekonomike në fshatin Goden. Ai ka qëndruar në familjen e Isuf Aliut, të cilët jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe pa përkrahje nga asnjë institucion, për jetesë.
Kadriu, tha se në rend të parë ka gjithmonë qytetarin, dhe ka premtuar ndihmë për këtë familje. Ai ka thënë se personalisht do të kujdeset që kjo familje të dalë nga gjendja të cilën gjendet, ndërsa ka thënë se në ditët në vijim, familja Aliu do të marrë ndihmën e merituar.
Isuf Aliu kryefamiljar, ka folur para Kadriu të AAK-së për kushtet e vështira me të cilat përballet familja e tij, ndërsa ka thënë se është falënderues që të paktën dikush është kujtuar të vizitojë atë dhe familjen e tij.
Ndërkaq, kryetari Kadriu i cili është shoqëruar nga anëtarë të tjerë të strukturës, ka dhënë fjalën se do të përkujdesen për këtë familje, që sipas tij, ajo nuk do të jetë më e harruar. /2lonline/