(2LONLINE) – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – Dega në Gjilan Rexhep Kadriu, ka vizituar të hënën, qendrën e kujdesit ditor në Gjilan “One to one”, me ç’rast ka shpërndarë 40 dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta që rehabilitohen në këtë qendër.
Kadriu ka thënë se kjo është vetëm një ndihmesë e vogël për këta fëmijë, për festat e fundvitit, duke u dëshiruar atyre shëndet dhe një të ardhme më të mirë.
Edhe përfaqësuesit e kësaj qendre, kanë falënderuar kryetarin e AAK-së rexhep Kadriun për kontributin e tij dhënë kësaj qendre, duke shtuar se ai ka ndihmuar qendrën edhe më parë dhe për këtë ata janë shprehur falënderues. /2lonline/