Pas hapjes së Zyrës për Luginën e Preshevës në Komunën e Gjilan, kryetari i Lëvizjes Qytetare “Vatra”, Sejdulla Kadriu, ka vlerësuar se është e domosdoshme që një zyrë e tillë të hapet edhe në Prishtinë, konkretisht në Qeverinë e Kosovës.
“Lëvizja Qytetare “Vatra” do t’i bëjë presion kësaj qeverie që sa më shpejt ta hapë Zyrën për Kosovën Lindore në Prishtinë sepse hapja e një zyre të tillë është e domosdoshme. Kryeministri Mustafa duhet të bëjë gjithçka që sa më shpejt të merret me hapjen e kësaj zyre”, është shprehur Kadriu për Epoka e Re.
Ai ka thënë se zyrat për Luginën e Preshevës në Gjilan dhe Prishtinë, përpos çështjeve të karakterit kulturor dhe ekonomik, duhet të angazhohen edhe për njohjen e nënshtetësisë së qytetarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë.