/2L ONLINE/ – Viti 2016 për shqiptarët e dëbuar dhe atyre që jetojnë në Bujanoc, Presheve,Medvegjë ishte vit i stagnimit, ishte vit i ngecjeve në të gjitha sferat e jetës. Viti 2016 ishte një kopje e viteve tjera për Kosovën Lindore, vit i ngecjeve vit i gjendjes “standbay”.
Kështu është shprehur Kushtrim Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare “Vatra’, në Gjilan, sipas të cilit risi e këtij viti ishim ndryshimet e pushtetit në komunën e Preshevës, Bujanocit, ku në pushtet erdhën fryma e mentalitete të reja politike të importuara nga perëndimi.
“Viti 2016 për banorët e dëbuar ishte vit i përpjekjeve për të fituar dinjitetin e tyre të nëpërkëmbur në Republikën e Kosovës. Kurse për banorët e Kosovës Lindore ishte vit i rezistencës dhe qëndrueshmërisë kundrejt regjimit policoro-ushtarak të Serbisë. Viti 2017 do të jetë vit i vazhdimit të rezistencës dhe përpjekjeve për identitet e dinjitet njerëzor e civil për luginasit andej e këndej kufirit”, ka thënë Kushtirm Kadriu, kreu i Lëvizjes Qytetare Vatra. /2L ONLINE/