/2L ONLINE/ – Ka filluar sot asfaltimi i rrugës kryesore që lidh fshatin Pozheran me Sllatinën e Poshtme dhe të Epërme, e cila kap një gjatësi prej afër 2.5 kilometrash. Inspektimin e punimeve në ri asfaltimin e kësaj rruge, e ka bërë edhe kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, i cili ka ri theksuar angazhimin institucional për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në lokalitetet e kësaj komune. Rruga Pozheran-Sllatinë, ka qenë e dëmtuar në masë të madhe që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e këtyre lokaliteteve për vite me radhë. /2L ONLINE/