Kamenicë – (2LONLINE) – Në fshatin Topanicë kanë filluar punët në rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve lokale në fshat. Në fshatin Topanicë do të asfaltohen 5 rrugë në gjatësi prej 1590m gjatësi në një vlerë prej 79.550 €
Rexhep Morina kryetar i Këshillit Lokal. ka thënë se punët është duke i kryer kompania “Varna Komerc” pronaret e të cilës kanë një interesim të jashtëzakonshëm që punët të kryhen në nivelin e kënaqshëm.
“Edhe ne udhëheqësit e këshillit lokal jemi shumë të interesuar që punët të kryhen me standardet e parapara dhe qytetarët të jen të kënaqur. Falënderoj kryetarin e komunës z. Shaip Surbulli i cili nuk po heziton që të na vizitoj dhe ti përcjelli punët në rregullimin e rrugëve lokale në Topanicë”, ka thënë Morina. /2lonline/