(2LONLINE) – Komedia ”Vëllazëri e interes” e Kristo Floqit, me regji të Muharrem Hodës, luajtur nga aktorët e teatrit amator “Aleksander Moisiu” të Kamenicës, i kënaqi artdashësit e shumtë që ishin prezent në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”.
Komedia u mirëpritë me duartrokitje nga publiku. Aktorët ishin mishëruar me rolet që i luanin, njëherit dhe i dëshmuan aftësitë tyre artistike.
Projektin e ndihmuan Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Venera Dermaku–Rexha dhe kryetari i komunës Begzad Sinani. /2lonline/