Kryetari i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) dega në Bujanoc, ka dhënë dorëheqje nga funksioni i drejtimit të këtij subjekti në këtë komunë, në fund të muajit janar. Gjatë një prononcimi për portalin Titulli, Fejzullahu ka treguar arsyet se përse ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik.
“Dorëheqjen e arsyetojë me atë se brenda Kryesisë së partisë edhe më parë, por edhe prej kur unë jam zgjedhë kryetar, ekzistonin mosmarrëveshjet dhe ishte shumë e vështirë të ushtrojë një politik të qëndrueshme dhe funksionale”, u shpreh sot ish kryetari i UDSH-së Rexhep Fejzullahu.
Ai për më tepër theksoi se nuk kishte për dëshirë të jetë kryetar i këtij subjekti vetëm për interesa, por për të rikthyer këtë subjekt në një parti serioze.
“Për ta demantuar skajshmërish atë që është thënë më parë nga ndokush, se dëshira e ndokujt për të qenë kryetar para kohe, si dhe rrethanat e krijuara më vonë brenda Kryesisë së partisë, kam vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të partisë së Unionit Demokratik Shqiptar, dega në Bujanoc”, u shpreh për Titullin Fejzullahu, duke sqaruar se dorëheqjen ia ka ofruar Kryesisë së përkohshme të partisë, më 31 janar të këtij viti.
Rexhep Fejzullahu drejtimin e këtij subjekti politik në komunë të Bujanocit e morri më 19 maj të vitit të kaluar, nga Kryesia e përkohshme e partisë