Dita e hënë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm, i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 6C deri 8C celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 11C deri 13C celsius. Do të fryj erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
Dita e marte dhe e mërkurë do të përcillen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu, të cilat reshje vende-vende do të jenë më të theksuara. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 5C deri 7C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 10C deri 12C celsius. Do të fryj erë nga jugperëndimi e lehtë dhe mesatare.
Duke filluar nga dita e enjte e tutje vendi ynë do të ketë ulje të temperaturave si të atyre minimaleve, ashtu edhe të maksimaleve të ditës. Minimalet pritet të lëvizin në mes -1C deri 1C celsius, kurse maksimalet e ditës nga 5C deri 7C celsius. Do të fryj erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.