Java botërore e ushqyerjes në gji shënohet çdo vit prej 1 deri me 7 Gusht, për të inkurajuar ushqyerjen në gji dhe për të përmirësuar shëndetin e foshnjave anekënd botës.
Kjo datë përkujton Deklaratën e Innocenti-t, të nënshkruar në Gusht të vitit 1990 nga politik-bërësit qeveritar, OBSh, UNICEF dhe organizatat tjera për mbrojtjen, promovimin dhe përkrahjen e ushqyerjes në gji.
Ushqyerja në gji është mënyramë e mirë për t’iu siguruar foshnjave përbërësit që iu duhen. OBSh rekomandon ushqyerjen në gji duke filluar në orën eparë pas lindjes e deri sa foshnja të mbush 6 muaj moshë. Pas kësaj moshe duhet të shtohen ushqimet e pasura plotësuese deri sa vazhdohet ushqyerja në gji deri në moshën 2 vjeç e më tepër.
Këtë vit OBSh inkurajon njerëzit që të “Përkrahin nënat për të ushqyer në gji kurdo dhe kudo,” duke qenë se gjithë shoqëria ka një rol për të luajtur në bërjen e komuniteteve tona më miqësore ndaj ushqyerjes në gji. Në frymën e kësaj thirrje OBSh ka publikuar disa posterë promovues që mund të gjinden dhe shkarkohen nëueb-adresën: http://www.who.int/mediacentre/events/2016/world-breastfeeding-week/en/
Tema globale e Javës këtë vit është “Ushqyerja në gji: Çelës i zhvillimit të qëndrueshëm”, që kërkon të informojë njerëzit në lidhje me Synimet e reja të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe se si lidhen ato me ushqyerjen në gji. Ueb-faqja zyrtare mund të gjindet këtu: http://worldbreastfeedingweek.org/
Përndryshe, Java botërore e ushqyerjes në gji, ka disa vite që në Kosovë shënohet në javën e parë të muajit tetor.